Vlerat e larta barike që po përjeton vendi ynë do të bëjnë që moti i qëndrueshëm të dominojë përgjatë gjithë 24-orëshit.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që kthjellimet të jenë dominuese në pjesën më të madhe të Shqipërisë gjatë pasdites, por orët vijuese sjellin kalime të pakta vranësirash.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 13 gradë Celsius deri në 35 gradë Celsius.
Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar dallgëzim mbi 2 ballë.