Ëndrra e yllit televiziv, Kim Kardashian, për t’iu bashkuar festimeve zyrtare të Jubileut të Platiumit në Mbretërinë e Bashkuar duket se ka mbetur në sirtar.
BBC shkruan se femra më seksi ka bërë përpjekje të mëdha që të ishte e pranishme, por zyrtarët në Pallatin Buckingham e kanë refuzuar kërkesën e saj.
41-vjeçarja mbërriti këtë javë në Britaninë e Madhe së bashku me partnerin e saj, Pete Davidsin. Përfaqësuesit e Kim kanë kërkuar bileta për në festën e Platinumit në Pallat të shtunën, por kërkesa u refuzua.
Pavarësisht refuzimit, duket se ylli televiziv është shumë e vendosur që të jetë e pranishme. Një burim ka thënë për “Daily Mail” se Kardashian po përpiqet që të gjejë biletat me mjete të tjera. Madje ajo është e gatshme që të marrë bileta edhe nëse nuk janë VIP.
“Kim rrallë refuzohet për të marrë pjesë në ndonjë ngjarje, kështu që kjo ka qenë mjaft befasuese, veçanërisht pasi ajo nuk e viziton shpesh Mbretërinë e Bashkuar. Kim dhe Pete e duan familjen mbretërore dhe dëshironin shumë të ishin pjesë e kësaj feste të veçantë”, shkruan ‘Daily Mail’.
Nuk është e qartë nëse festimet e Jubileut ishin arsyeja e vetme e udhëtimit të çiftit në Londër.
Gjatë këtyre ditëve që kanë qëndruar në Britani, Kim dhe Pete shkuan për të blerë bizhuteri në ‘Mayfair’ të Londrës. Çifti gjithashtu shijoi një natë romantike në River Café në Londër.