“Humb gjurmët” 17 vjeçarja në Sarandë, i vëllai alarmon policinë

1 Minuta Lexim

Një 17-vjeçare është zhdukur në Sarandë. Denoncimin e ka bërë në polici vëllai i saj 27-vjeçar. Sipas uniformave blu, ky i fundit ka deklaruar se motra e tij është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

“Në Komisariatin e Policisë Sarandë ka bërë kallëzim shtetasi R. V., 27 vjeç, banues në Sarandë, se është larguar nga banesa motra e tij 17 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull