Fotografitë e realizuara gjatë 24 orëve të fundit në Ukrainë e tregojnë vendin e shkatërruar nga lufta. Gjithashtu zbulojnë sfidën me të cilën përballen qytetarët si dhe dëshirën për paqe.
Në foton më lart shihen vullnetarë nga komuniteti Borodianka që organizojnë lojëra për fëmijët e periferisë së Kievit në sheshin kryesor, në sfondin e blloqeve të apartamenteve të shkatërruara.
Qyteti i vogël u pushtua dhe u dëmtua rëndë gjatë pushtimit rus.
Kurse ky imazh tjetër tregon letra higjienike me fytyrën e presidentit rus Vladimir Putin. Ajo është fotografuar në një dyqan në qendër të Kievit, Ukrainë.
Në foton tjetër, një femër ecën në rrugë e veshur me një bluzë ku lexohet “Gjithçka që na duhet është paqe” në Kiev, Ukrainë.