Një person që ka një ngjashmëri të frikshme me Diego Armando Maradonën, është duke “çmendur” fansat e futbollit.
Pas prezencës në finale e “Wembley”-t mes Argjentinës dhe Italisë, sozia e Maradonës, është fotografuar edhe në stadiumin e Gimnasia La Plata, skuadër e së cilës Maradona ishte trajner nga viti 2019 deri në vdekjen e tij që ndodhi më 25 nëntor 2020.
Në imazhin e postuar nga llogaria “MATIASRO”, në Twitter, shihet personi në fjalë në tribunë me një ngjashmëri të pabesueshme me ish-kapitenin e Argjentinës dhe Napolit .
Fotot kanë nisur të bëjnë xhiron e rrjetit.