Kujdesi i ushqimeve gjatë stinës së verës, këshilla që duhen respektuar

2 Minuta Lexim

Me rritjen e temperaturave dhe verën e nxehtë, vijnë edhe disa shqetësime. Si rrjedhojë, nevojitet kujdes i shtuar, krahasuar me stinët e tjera të vitit, e veçanërisht për mosha delikate si mosha e tretë dhe të vegjlit.

Eugena Tomini, e ftuar në “News 24”, ka dhënë disa këshilla për të kaluar një verë të sigurt, nga hidratimi e deri te konsumi i ushqimeve.

Respektimi i orareve për daljen në oraret e të nxehtit. Duhet të dalim në oraret e mëngjesit, por edhe kujdesi ndaj ushqimit, që shoqërojnë me baktere çrregullime. Të mos konsumojmë ushqime të ndenjura jashtë kushteve të mirëmbajtjes. Edhe mosha pediatrike është shumë fleksbilël në periudhën e verës. Duhet të konsultohemi me mjekun pediatër dhe qendrat shëndetësore. S’duhet neglizhuar asnjë rast. Më tepër tonalitet janë bakteriale kryesisht, por mund të kemi dhe atë flu-light që i themi ne rrufa që ka përvijuar nga vera. Bëhet një diferencë me rrufën stinore që përvijon nga pranvera. Duhet pasur vëmendje ndaj çrregullimeve diarreike.

Kujdesi, gjithmonë në kontekst me mjekun e familjes për moshën deri në 5 vjeç. Sigurisht, në sezonin e verës rehidrimi dhe marrja e lëngjeve të freskëta dhe zarzavateve është i rëndësishëm për të pasur një shëndet sa më të mirë. Të mos ruajmë dhe të mos përdorim ushqime të ditës së djeshme që nuk janë mbajtur në kushtet e duhura frigoriferike. Disa mbetje të ushqimeve të gatuara një ditë më përpara, mund të bëjnë kontaminim e produkteve të tjera në frigorifer. Kujdesi hidrik, larja dhe konsumi i tyre në mënyrë sa më të shpejtë, na privon nga çrregullimet gastro-ongostrinale”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull