“Kuptova që kishte vdekur…”/ Nëna ’monstër’ tregon si vrau të bijën 5-vjeçare: E godita me thikë 7 herë

4 Minuta Lexim

Vrasja makabre e Elenës 5-vjeçare nga nëna e saj në Itali shokoi të gjithë opinionin. Martina Pati u zbulua nga policia pasi tentoi ta fshinte ngjarjen duke deklaruar se vajzën ja kishin rrëmbyer, kur në fakt ajo e kishte vrarë. Para autoriteteve ajo ka treguar detaje rrëqethëse nga vrasja e së bijës.

Fillimi i rrëfimit të Martina Pattit, duket si një imazh normal familjare. 23-vjeçarja përshkruan në mënyrë të imët kthimin në shtëpi me vajzën e saj, pas kopshtit e më pas të gjithë ngjarjen. Ajo tregon se pasi u nis për të shkuar tek e ëma, ndërroi mendje dhe shkoi në një park ku ishte një fushë. Aty kreu krimin makabër duke vrarë të bijën me thikë, e më pas krijon një skenë të përgënjeshtruar që ia tregon prindërve dhe ish-burrit, duke i thënë se dikush i kërcënoi.

Ajo tregon tmerrin e të shtatë plagëve që i shkaktoi të bijës me thikë në qafë dhe shpinë dhe më pas trupin e vendosur në pesë qese të ndryshme plastike, njëra brenda tjetrës. 23-vjeçarja nuk ka shprehur pendesë për krimin, ndërsa tha se e vrau të bijën për shkak se ajo shkonte shumë mirë me të dashurën e ish-bashkëshortit të saj.

“Pasi e mora vajzën time nga kopshti shkuam në shtëpi, Elena donte të hante një puding pastaj shikonte filmat vizatimorë nga celulari im . Ndërkohë isha duke hekurosur… më vonë ikëm te një miku im për ditëlindjen e tij dhe Elena ishte e lumtur, më pas dolëm të shkonim në shtëpinë e mamasë sime, por më pas ndërrova mendje. Nuk mbaj mend nëse kam marrë ndonjë send nga shtëpia me vete.

Ishte rreth orës 14:30, shkuam në fushën që u tregova karabinierëve. Ishte hera e parë që e çova fëmijën në atë fushë… E kam imazhin e thikës, por nuk e mbaj mend ku e kam marrë. Nuk mbaj mend të kem lënduar vajzën e vogël, thjesht mbaj mend që kam qarë shumë.

Kur godita Elenën kisha një forcë që nuk e kisha ndjerë kurrë më parë. Nuk e mbaj mend reagimin e vogëlushes teksa e godita, ndoshta ajo ishte ende e qetë, por unë e kam shumë të turbullt kujtesën. Mbaj mend vetëm që kam qarë shumë.

Më pas e kuptova që fëmija kishte vdekur dhe nuk dija çfarë të bëja. Menjëherë pasi thirra babain e Elenës, por isha aq e mërzitur sa nuk po kuptoja se çfarë po thosha … kështu që shkova në shtëpinë e prindërve të mi, isha shumë e hutuar dhe ajo që kishte ndodhur nuk më dukej e vërtetë

Nuk më kujtohet ku e kam vënë thikën… para se të shkoja te prindërit e ndërrova, por rrobat që kisha veshur nuk ishin të përlyera me gjak , ishte njollosur vetëm në krahë dhe mbaj mend që qaja me të madhe … kur takova prindërit e mi dhe Alessandron (ish-partnerin) shpika historinë që na kishte ndaluar dhe se ata kishin rrëmbyer fëmijën duke shfrytëzuar historinë e kërcënimeve ndaj Alessandros.

Nuk mbaj mend çfarë më kaloi në mendje kur godita vajzën time, në fakt mund të them që asnjë mendim nuk më kaloi, sikur në atë moment të isha një person tjetër”.- ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull