E rëndë/ 17-vjeçari masakron për vdekje me thikë nënën adoptuese

1 Minuta Lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Napoli të Italisë. Një djalë 17- vjeçar ka goditur me thikë nënën e tij adoptuese. Tragjedia ndodhi në via Rampe San Giovanni Maggiore, në zemër të zonës universitare të Napolit.

I riu ishte braktisur nga e ëma e vërtetë e tij dhe ishte adoptuar nga e ndjera që e birësoi. E gjithë ngjarja ndodhi pas një sherri i cili u dëgjua edhe nga fqinjët.

Dëshmitë e para deklarojnë se djali u gjet me duar të gjakosura, ndërsa nëna 61-vjeçare e shtrirë në tokë pa shenja jete.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar persona të Policisë së Shtetit, agjentë të Parandalimit të Përgjithshëm dhe të Komisariatit Decuman të Komisariatit të Policisë Napoli.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull