(EMRI+FOTO) I kishte shpëtuar disa herë atentateve/ Ekzekutohet anëtari i klanit të njohur mafioz

2 Minuta Lexim

Ekzekutohet një nga anëtarët e lartë të klanit mafioz malazez “Skaljar“. Miliq Minja Shakoviq, është vrarë rreth orës 23.40 në Budva, shkruan “Vijesti”.

Sipas informacioneve jozyrtare ai është ekzekutuar teksa ishte i ulur në një nga lokalet e Budvës nga një person i veshur me këmishë të bardhë.

Një burim i tha “Vijesti” se një person që ishte ulur në tavolinën pranë tij, i cili nuk ishte i maskuar, ka qëlluar Shakoviq.

Një burim tjetër thotë se Shakoviqi ishte ulur në një tavolinë në rreshtin e parë të lokalit përballë shëtitores kur një burrë me këmishë të bardhë dhe kapele iu afrua dhe qëlloi disa herë në drejtim të tij.

Sipas burimit, policia ka gjetur një këmishë dhe një kapele.

Sipas mediave, për shkak të luftës së gjatë mes klanit mafioz Skaljar” dhe “Kavac”, Shakoviç ishte shumë i kujdesshëm. Ai dilte rrallë nga shtëpia, duke përdorur vetëm një makinë të blinduar dhe duke lëvizur vetëm i shoqëruar nga badigardë.

Milic Minja Shakoviç në dokumentet e policisë konsiderohej si një anëtar i lartë i “klanit mafioz të skaljar”, por edhe drejtues i degës së bandës në Podgoricë, i cili ka qenë disa herë në shënjestër të vrasësve nga klani rival gjatë viteve të fundit.

Shakoviqi i mbijetoi një atentati më 8 shtator 2017, pasi u qëllua me pesë plumba teksa ndodhen në një lokal në qendër të Podgoricës, dhe po priste të merrte makinën nga lavazhi.

Në mesin e dhjetorit 2017, dy muaj pasi i kishte mbijetuar plagëve të marra, Shakoviq raportoi në polici se po ndiqej nga një burrë me biçikletë nëpër rrugët e Zagoricës, i cili dyshohet se kishte ardhur për ta vrarë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull