Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini dhe ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter rrezikojnë 1 vit e tetë muaj burg pas dyshimeve për korrupsion.
Në vitin 2011, dyshohet se Blatter i ka dhënë Platini-së një shifër prej 2 milionë frangash zvicerane, pagesë kjo e pajustifikuar. Akuzat për mashtrim ndaj Fedetatës Ndërkombëtare janë vërtetuar dhe dënimi do të jepet me 8 korrik.
Sipas asaj që shkruajnë mediet e ndryshme, ish numri një i UEFA-së akuzohet për mashtrim, bashkëpunim dhe falsifikim dokumentesh. Në krahun tjetër, ai që i ka dhënë shumë FIFA-s fajësohet për administrim jo të mirë, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.