Plas sherri në Kretë/ Shqiptari plagos sirianin pasi i ngacmoi të dashurën

1 Minuta Lexim

Një sherr me thika është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kretë, Greqi.

Protagonistë të konfliktit të dhunshëm kanë qenë dy persona, një shqiptar dhe një sirian.

Personat në fjalë janë takuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet me anë të dhunës.

Sipas mediave greke, e gjithë ngjarja ka ndodhur në orën 4:30 të mëngjesit në Chania.

Një shtetas me origjinë shqiptare ka goditur me thikë një 35-vjeçar me origjinë sirian.

Shkaku i sherrit mësohet se është se siriani i ngacmoi të dashurën shqiptarit.

Policia po heton ngjarjen, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull