Çfarë po ndodh? Nuk ka ujë në Durrës, probleme nga …

1 Minuta Lexim

Amortizimi i rrjetit të ujësjellësit ka shkaktuar probleme në furnizimin me ujë në Durrës.

Një ditë më parë për shkak të amortizimit tubacioni është çarë ndaj Ujësjellës Kanalizime Durrës njoftoi paraditen e së martës se për shkak të defektit në linjën e furnizimit DN 700, pritet të ketë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm. Më shumë probleme do të kenë njësitë administrative Ishëm, Katund i Ri, Manëz dhe Sukth, si dhe një pjesë e qytetit të Durrësit, kryesisht zona e plazhit.

”Tubacioni DN 700 shërben për furnizimin me ujë të njësive administrative dhe një pjesë e qytetit Durrës nga vendburimi i Fushë Kuqes dhe për shkak të amortizimit të tij, ditën e djeshme ka pësuar disa çarje në segmente të ndryshme. Brigada e avarive është në terren dhe ka nisur punën për riparimin e tij”, sqaron UKD.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull