Shpërthimi në pallatin në Astir/ Kush është “shënjestra” e zjarrvënies, nga konflikti për mashtrim te plagosja në 2021

2 Minuta Lexim

Zjarri i fuqishëm që shpërtheu gjatë mesnatës në pallatin në Astir dyshohet se ishte i qëllimshëm.

Sot në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat xhenio të RENEA-s për të ndihmuar në hetimet dhe për të përcaktuar të plota shkaqet e zjarrit që fillimisht ka rënë në makinën tip “Range Rover” në pronësi të biznesmenit D. Llanaj.

Të njëjtat burime sqarojnë se D. Llanaj është vëllai i ndërtuesit S. Llanaj, njëherazi edhe pronar i pallatit. Mësohet se D. Llanaj por edhe S. Llanaj janë dy emra të njohur për policinë dhe drejtësinë, pasi janë shoqëruar disa herë në qeli.

Shkak i kësaj ngjarje dyshohen të jenë konfliktet e familjes Llanaj që ka me persona të tjerë. Pas automjetit të Llanajt flakët janë shpërndarë edhe në tre automjete të të tjera ndërsa tymi në të gjithë bllokun e pallatit. Nga zjarri u lënduan lehtë disa persona ndërsa u shkrumbuan në total katër autom

Kush është D. Llanaj?

Ndërtuesi D. Llanaj njihet si një person që ka pasur probleme me ligjin edhe më herët në raport me mashtrimin e qytetarëve dhe pronat. Në zonën e Unazës së Re, ai ka mashtruar qytetarët. Këta të fundit kanë protestuar edhe para Prokurorisë duke kërkuar dëmshpërblim. Ai po ashtu akuzohet edhe për tjetërsimin e pronave tek spitali i Traumës.

Kush është S. Llanaj?

S. Llanaj, njihet për konfliktin e vazhdueshëm që ka pasur për një ndërtim në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Në këtë sherr S. Llanaj mbeti i plagosur. Ndërkohë ai ishte në konflikt me ortakun e tij ndërtues por edhe me banorët për shkak të shitjes së disa apartamenteve në një kompleks.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull