Në botë, personazhet e famshëm janë të ndjekur gjithandej nga paparacët, të cilët presin me padurim që t’i “kapin mat” dhe më pas të publikojnë fotografitë e tyre.
Ka pasur raste që yjet janë ankuar për to, duke i akuzuar për shkelje të privatësisë. Por nuk është ky rasti i këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipa.
Kjo e fundit ka postuar në profilin e saj në “Instagram” një foto të shkrepur nga paparaci, ku ky i fundit e ka paditur në gjykatë. Është fjala për fotografin, Robert Barbera i cili e ka hedhur në gjyq Duan me pretendimin se këngëtarja ka shkelur të drejtën e autorit.
Imazhi në fjalë është shkrepur në korrik të vitit 2018 dhe Lipa shfaqet e veshur me një triko të zezë që mban fjalën “HEROES” me shkronja të mëdha të mëdha.