Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim nga Brukseli. Ai ka publikuar një foto me homologun e tij, Dimitar Kovaçevski.
Në një postim në “Twitter”, Rama ka publikuar foto me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe shkruan se ata tani më janë mësuar me këto premtime absurde.
Rama i referohet mos heqjes së vetos nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut, e cila automatikisht pengon edhe ecurinë e Shqipërisë në integrimin në BE.
“Ende duke pritur për Godonë? Jo, ne jemi mësuar me këtë premtim absurd dhe jemi më shumë se kurrë të përkushtuar që të shtyjmë përpara modernizimin e vendeve dhe rajonit tonë me frymë të palëkundur evropiane”,-shkruan Rama në reagimin e tij.