“Sa turp për Europën!”, Rama para Samitit: Bullgaria ka marrë peng dy shtete

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në Twitter pak para nisjes së samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE në Bruksel, duke komentuar veto bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut që bllokon dhe ecjen përpara të Shqipërisë në procesin e integrimit.

“Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare!”, shkruan Rama e teksa kujton situatën e shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë, thotë se Bullgaria si vend anëtar i NATO-s mban peng dy vende të tjera të NATO-s.

E për këtë, 26 vendet e BE-së nuk mund të bëjnë dot asgjë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull