Vera sapo ka nisur zyrtarisht në hemisferën veriore dhe në qiell pesë planetë: Mërkuri, Venusi, Marsi, Jupiteri dhe Saturni do të takohen së bashku.
Takimi i tyre i rrallë nuk do të jetë i dukshëm deri në vitin 2040.
Fenomeni mund të vëzhgohet me sy të lirë para agimit deri të hënën e 27 qershorit, ndërsa të shtunën, më 25 qershor , “takimi i të pestëve” do të depërtohet nga Hëna.
Është, ndër të tjera, një mundësi e rrallë për të parë Mërkurin, planetin më të afërt me Diellin në sistemin tonë diellor , i cili zakonisht “zhduket” për shkak të dritës intensive të diellit.
Planetët do të duken si një “gjerdan me perla” pranë horizontit.
Koha më e mirë për të vëzhguar vlerësohet të jetë 45 deri në 90 minuta para lindjes së diellit, në drejtimin lindor.
Pas qershorit planetët gradualisht do të marrin rrugën e tyre dhe do të duken më të shpërndarë në qiell.