Linja e autobusëve Tiranë-Durrës dhe anasjelltas ka rritur çmimin e biletës për pasagjerët.
Bileta për udhëtarët tashmë do të kushtojë 180 lekë nga 130 që ishte. Kështu qytetarët do të detyrohen të paguajnë 50 lekë më shumë. Bëhet fjalë për linjën ndërqytetase më me fluks në vendin tonë, ndërsa në sezonin e verës është edhe më e lartë.
Nga ana tjetër, rritja vjen pavarësisht se me herët qeveria ka vendosur të rimbursojë transportin publik për karburantin.