Rruga e Arbrit/” S’ka përfunduar as gjysma”, Balluku i përgjigjet Mziut: Ju keni ëndrra, detyra jonë t’i nxjerrim nga sirtari dhe t’ua bëjmë realitet

3 Minuta Lexim

Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka kërkuar interpelancë me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku. Në qendër të diskutimit ishte ecuria e punimeve në rrugë e Arbrit. Mziu tha se nuk ka përfunduar as gjysma e rrugës së Arbrit dhe se sipas tij nuk i plotëson standardet.

“Nuk ka shqiptar që nuk e di se është korruptive. Rruga e Arbrit edhe sot e kësaj dite mbetet një rrugë e mbetur rrugëve, ose një ëndërr për dibranët, matjanët, bulqizakët. Jo vetëm që nuk ka mbaruar, por as gjysma e asaj rruge nuk ka mbaruar. Nuk po flasim për efektin financiar.

Kur e shikon në 3 D të duket sikur është një rrugë bashkëkohore, por në ato pak segmente që kanë mbaruar të vjen keq t’i quash rrugë nacionale. Ajo rrugë nuk plotëson kriteret e lidhjes me një qytete e jo më për të qenë një rrugë ndërkombëtare. Në çdo palë zgjedhje shkonin për të përfunduar punimet, por rruga as 50% e saj nuk ka mbaruar”, tha Mziu.

Ndërsa, ministrja Balluku tha se rruga i ndryshoi jetën qytetarëve të Dibrës.

“U tha se kjo rrugë është shumë e rëndësishme. Por nëse kjo është kaq e rëndësishme se kuptoj përse kërkuesi i interpelancës nuk i ka shtyrë bashkëpartiakët e tij ta bënin këtë rrugë. Kjo rrugë kaq e rëndësishme filloi vetëm kur qeveria analizoi studimet mbi ata që ishin bërë. Tani flet për vende punë, ndërkohë që përfaqëson Dibrën. Unë kohet e fundit jetën politike e zhvilloj në qarkun e Dibrës, dhe ajo që shoh dhe marr nga njerëzit janë se këto punë të bëra në Rrugën e Arbrit ka ndryshuar jetën e qytetarëve.

Të vish në foltore dhe të thuash se rrugët kanë mbetur rrugëve nga ata që i lanë rrugëve, ky është një abuzim shumë i madh. Tani zotëria e di që kur vinte në fushatë, vinte dhe kthehej brenda ditës. Sot bujqësia në atë zonë ka lulëzuar edhe për shkak të infrastrukturës, flet për ëndrra dhe thotë Rruga e Arbrit mbeti ëndërr. Jo asgjë nuk mbeti ëndërr në qeverinë Rama. Ëndrrat i keni ju ne kemi detyrë t’jua bëjmë ëndrrat realitet sepse ju konsiderojmë si qytetarë të republikës së Shqipërisë”, tha Balluku.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull