Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj deklaron se të premten do të diskutojmë me biznesin ligjin e amnistisë fiskale.
Gjatë një takimi me bizneset për investimet e huaja, ministrja nënvizoi se në vend ka një nivel të lartë të parave informale. Ajo shtoi se kanë në dispozicion sistemet për të gjurmuar flukset e dyshimta të parave.
“Ka një nivel të lartë të parave informale. Nga 1991 nuk ka pasur stimul për të legalizuar këto para. Kemi sistemet per te gjurmuar flukset e dyshimta te parave”, u shpreh ministrja.