Ragmi Mustafi
Ditë më parë Gjykata për Kundërvajtje e Vrajës – Departamenti në Bujanoc, gjykon me dënim për ngritjen e flamurit kombëtar më 28.11.2020 në emër të popullit. Dje ftohem për t’u deklaruar para autoriteteve të stacionit policor rreth pretendimeve “për kërcënimin të Zvonimir Stojanoviq” pas ciklit të dytë të zgjedhjeve parlamentare. Ndërkaq, javën që vije jam i ftuar nga prokuroria për t’u deklaruar në hetimet për rastin “bomba” në ciklin e katërt të zgjedhjeve parlamentare.
Është e papranueshme fatkeqësia e instrumentalizimit të ligjit edhe kur të drejtat janë të garantuara me konventat ndërkombëtare.
Shpërdorimi i institucioneve ligjzbatuese për të disiplinuar qytetarët për parimet dhe bindjet politike është pjesë e sistemit aktual gjysmë-autoritar në Serbi.
Madje, shënjestrimi nga levat e partisë/shtet për frikësim kolektiv dhe pasiguri politike nuk mund të kuptohen ndryshe, përveç hapa sistemik të ndërmarrjes së mirëorganizuar të përndjekjes politike.
Çështja e përdorimit të lirshëm simboleve kombëtare të shqiptarëve në Luginë është e patjetërsueshme edhe pse përtej kundërvajtjes nga recidivizmi i vetëdijshëm rrezikon të kaloj në procedim penal.
Asnjëherë askënd nuk e kam kërcënuar e aq më pak persona komplet të parëndësishëm në proceset politike. E aq më pak në rastin e ndërprerjes së procesit zgjedhor për ciklin e katërt në njësinë nr. 6 në Tërnoc të zgjedhjeve parlamentare.
Ky inxhinjering me diktat politik përmes institucioneve të drejtësisë dhe hetuesisë, për të gjetur “terroristin” imagjinar në mesin e shqiptarëve në Luginë, vetëm sa pasqyron brishtësinë e një sistemi ligjor autokrat.
Nën-përfaqësimi i shqiptarëve përbën një deficit serioz demokratik, i cili minon legjitimitetin demokratik bashkëkohor.
Sidoqoftë, respektimi i minoriteteve është edhe detyrim ligjor dhe kushtetues i institucioneve të Republikës së Serbisë. Respektimi dhe pranimi i tjetrit është parakusht i një shoqërie demokratike.
Aty edhe janë arsyet ngecjes dhe stagnimit në rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian. Andaj edhe ftojë bashkësinë ndërkombëtare të reagojë ndaj përdorimit të ligjit për të shantazhuar e diskriminuar.
Lufta për mbrojtjen e identitet kombëtar nuk ndalet, padit nuk frikësojnë, deri në arritjen e barazisë. Të pranohemi për atë që jemi, e aq sa jemi. Gjithmonë!
1 comment
1 share