Lezhë, flakën djegin sipërfaqet pranë Urës së Zogut

1 Minuta Lexim

Në këto ditë të nxehta korriku, në vendin tonë janë disa vatra aktive zjarri, të cilat vijojnë prej ditësh.

Këtë pasdite ka rënë zjarr në një zonë të pyllëzuar në Lezhë, pranë Urës së Zogut.

Flakët po djegin sipërfaqe të konsiderueshme në kufirin ndarës mes Lezhës dhe Rubikut, teksa favorizohen nga era.

Aktualisht në vend janë disa vatra aktive zjarri, në disa zona të tjera të Lezhës, në Lushnjë dhe Himarë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull