I dënuar për 613 kg kokainë, Arber Çekaj, kërkesë Drejtorisë së Burgjeve: Kam probleme shëndetësore

2 Minuta Lexim

Arbër Çekaj kërkon që të dërgohet në spitalin e burgjeve. I dënuari në ’41 bis’ i ka dërguar një kërkesë drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ose Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar transferim në spital pasi ka probleme shëndetësore.

Çekaj ndodhet në 41 blis për shkak të tentativës së arratisjes që bëri më 8 gusht, së bashku me Fatmir Pjetrin. Çekaj dhe Pjetri, të cilët kanë qenë në ambientet e ajrosjes kanë tentuar që të arratisen duke përdorur çarçafët. Gjatë tentativës për të dalë kanë goditur dhe një prej policëve të burgut, i cili është dërguar për marrjen e ndihmës shëndetësore. Megjithatë aventura e tyre ka marrë fund shpejt, pasi të dy kanë përfunduar sërish pas hekurave të qelisë.

PSE ËSHTË DËNUAR ÇEKAJ?

Pronari i kontejnerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit është dënuar nga Apeli i GJKKO-së me me 14 vite burg. Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar, ndaj dhe pas hekurave do të qëndrojë 14 vite. Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë në vitin 2018, pasi iu kap droga në dyshemenë e konteinerit me banane. Deri më tani ai i ka mohuar akuzat, duke pretenduar se pas tij fshihen emra të tjerë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull