Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis uroi nëpërmjet një video mesazhi Shqipërinë dhe shqiptarët për hapjen e negociatave me BE-në.
Teksa uron shqiptarët për këtë sukses, Mitsotakis tha se Greqia ka qenë mbështetës i madh për perspektivën evropiane të rajonit dhe Ballkanit Perëndimor që prej Samitit të Selanikut në vitin 2003.
Urimi i kryeministrit grek:
I dashur Edi, të dashur qytetarë të Shqipërisë fqinje jam shumë i lumtur që marr pjesë në festimet tuaja. Urime të gjithëve për arritjet tuaja. Sot gëzojmë me ju, sepse besojmë se ju e keni merituar. Greqia ka qenë një mbështetëset i madh i perspektivës evropiane për të gjithë rajonin dhe Ballkanit Perëndimor që prej Samitit të Selanikut në 2003-in, duke luajtur rolin e avokatit mbrojtës për ju. Greqia si fqinji juaj i afërt ju uron më të mirat. Urime Shqipëri!