Sulmi kibernetik/ Kryeprokurori Çela: Krimi kërkon urgjentisht rritje të kapaciteteve njerëzore dhe teknike!

2 Minuta Lexim

Pas sulmit kibernetik ndaj institucioneve shtetërore në vend, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela thekson nevojën urgjente për të ripërcaktuar modelet dhe strategjitë e luftës ndaj krimit. Në këtë kuadër, kryeprokurori Çela.

Në këtë kuadër, Prokuroria e Përgjithshme dhe Shoqata Ibero-Amerikane e Prokurorëve Publikë  nënshkruan ditën e djeshme një memorandum, ku shprehën gatishmërinë për bashkëpunimin në luftën kundër trafiqeve të paligjshme, pastrimit të parave dhe çdo krim tjetër me interes të përbashkët si dhe për përmirësimin e kapaciteteve profesionale dhe shkencore në fushën e të drejtës penale.

Në fjalën e tij, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, nënvizoi faktin se krimi kibernetik dhe përdorimi gjithnjë e më masiv i teknologjisë në kryerjen e krimeve me karakter transnacional, kërkon urgjentisht një rritje të kapaciteteve njerëzore dhe teknike, të aftë për t’i kuptuar dhe përballuar ato.

Ai theksoi gjithashtu se: “Në nivel global, ka një ndërveprim në rritje midis kriminelëve të të gjitha llojeve. Ata po përdorin me sukses të gjitha mundësitë që ofron dixhitalizimi. Rritja eksponenciale e përdorimit të kriptomonedhave dhe rreziku që ato paraqesin përsa i përket çështjeve të sigurisë, si për shembull mundësitë që krijojnë për të lehtësuar pastrimin e parave, është një shembull i qartë i nevojës urgjente për të ripërcaktuar modelet dhe strategjitë e luftës ndaj krimit. Nuk ka kohë për të humbur. Ne jemi të detyruar t’i përshtasim strukturat dhe prioritetet tona ndaj këtyre tendencave”.

Sipas kryeprokurorit, përmes bashkëpunimit do të konsolidohen përvojat dhe kapacitetet si dhe do të rritet kohezioni i reagimit të organizuar institucional ndaj kërcënimeve serioze për sigurinë e përbashkët.

EU4FOCAL asistoi procesin deri në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit.

Gjatë takimit u nënshkrua gjithashtu edhe një Memorandum Bashkëpunimi midis Eurojust dhe Shoqatës Ibero-Amerikane e Prokurorëve Publikë (AIAMP).

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull