Situatë e tensionuar te Lazio!

1 Minuta Lexim

Situatë e tensionuar te Lazio!

Situata e Luis Albertos te Lazio duket se po përkeqësohet ditë pas ditë me spanjollin që nuk po arrin do të gjejë një skuadër të re dhe për momentin nuk po stërvitet me Lacion për shkak se i ka paraqitur një raport mjekësor klubit, situatë që duket se nuk i ka pëlqyer teknikut Mauricio Sarri.

Sipas raportimeve nga “Il Messaggero” tekniku italian po mendon ta përjashtojë 29-vjeçarin nga skuadra për shkak të sjelljes së tij jo korrekte ndaj grupit, me Luis Alberton që mendohet se mungon në stërvitjet me skuadrën vetëm si pasojë e dëshirës për tu larguar.

Transferimi i tij i mundshëm te Sevija dështoi pas spanjollët firmosën me ish-mesfushorin e Realit, Isko, me Luis Alberton që duhet të gjejë së shpejti një skuadër të re nëse nuk dëshiron ta kaloj sezonin e ardhshëm në tribunë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull