Reading:
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar se faktet e reja që janë bërë publike këtë të martë për skandalin me inceneratorët do të depozitohen në SPAK. Meta tha se në këtë skemë kriminale është vënë në dispozicion i gjithë shteti. “Situata është tepër tragjike, në drejtim të shkatërrimit të shtetit ligjor dhe interesit publik, pasi kryetari i bashkisë ka angazhuar jo vetëm bashkinë por të gjithë qarkun duke shkelur ligjin dhe jashtë çdo kompetence në një borxh e detyrim të tillë, se këto s’janë paratë e bashkisë por të qytetarëve që jo vetëm nuk shkojnë për një investim por shkojnë te kompania mëmë që duhet të sjellë lekët këtu për të investuar për inceneratorin që nuk ekziston e shumë më e rëndë që këto kompani kanë vendosur peng pronat publike në banka. E qartë si i gjithë shteti, është vënë në dispozicion të aferës së shekullit të aferës së djegësave, nëse sot treguam në vend të vijnë lekët nga Hollanda shkojnë lekët e qytetarëve të Shqipërisë në Hollandë, por dhe në vende të tjera se do keni para jush e shumë fakte të tjera të rënda. Ndërkohë ekipi këtu, së bashku me ish kryetaren e LSI dhe deputeten Monika Kryemadhi, bashkë me koordinatoren Briseida Shehaj do të paraqesë të gjithë këto veprime, akte bazuar në dokumente pranë SPAK dhe institucioneve të drejtësisë. Jemi të sigurt që gjykatësi më i mirë do jetë populli i Tiranës dhe Shqipërisë.”, u shpreh Meta.