Detaje nga ngjarja me 10 viktima në Mal të Zi

1 Minuta Lexim

Ngjarja tragjike në Cetinje, Mal të Zi, që la pas 11 viktima dhe 10 të plagosur, mes tyre një polic dhe fëmijë, nisi nga një konflikt familjar.

Burime për Euronews Albania konfirmojnë se Vuçko Boriloviç, 34 vjeç vrau fillimisht familjarët dhe më pas doli nga banesa e tij, pas godinës së kryeministrisë duke qëlluar dhe kalimtarët.

Policia vrau sulmuesin, i cili sipas informacioneve dyshohet se po pengonte ambulancën t’u afrohej viktimave.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 të së premtes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull