Parashikimi i motit 13 Gusht 2022

1 Minuta Lexim

Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave në vend, por në orët vijuese pritet që vranësirat të zhvillohen duke sjellë gjatë mesditës dhe pasdites reshje shiu në pothuajse gjithë territorin.

Ndërsa orët e mbrëmjes dhe natës parashikohet të sjellin rrebeshe në Shqipëri. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./tvklan.al

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull