Drejtuesi i Udineses: Nuk jam i inatosur por i tërbuar

2 Minuta Lexim

Suksesi 4-2 i Milanit ndaj Udinezes ka hapur këtë sezon të Serisë A, e bashkë me të edhe polemikat e pashmangshme.

Këtë radhë, burim i polemikave është penalltia me të cilën erdhi barazimi i përkohshëm i rezultatit në pjesën e parë në shifrat 1-1, e cila u la të kalohej nga gjyqtari por u kthye pas ndërhyrjes nga VAR.

Një episod për të cilin drejtori sportiv i Udinezes, Pierpaolo Marino, nuk ka shmangur kontestimet duke folur pas ndeshjes për “DAZN”.

“Më shumë se i inatosur, jam i tërbuar. Në të vërtetë kam bërë shumë vite në futboll duke vuajtur me skuadra të vogla por edhe sot e shoh përsëri se ka disa udhëzime që pastaj nuk vihen në zbatim.

Ndërhyrja e Maxolenit në VAR ishte jashtë logjike, nuk kishte asgjë të dyshimtë.

Penalltitë e lehta nuk duhet t’i interesojnë VAR-it, është një episod i cili të ndryshon ndeshjen.

Këto vendime kanë bërë që ndeshja jonë të merrte një kthesë tjetër pas një starti të mirë, shpresoj me të vërtetë që të ketë sqarime të përshtatshme. Pastaj çfarë duhet të thonë lojtarët në fushë?

Unë nuk e kuptoj se pse Maxoleni duhej të ndërhynte. Unë nuk e kuptoj, atëherë le t’ia lëmë VAR-it që të vendosë të gjithë episodet. Në këtë rast, VAR-i nuk ndihmon por bezdis gjyqtarin. Nervozizmi që solli ky vendim, ndryshoi ndeshjen tonë”, tha Marino para kamerave.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull