Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se edhe ditën e sotme vendi do të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera herës deri të dendura.
Në veri dhe kryesisht në verilindje parashikohen reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Hera herës këto reshje do jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër. Pasdite reshjet do të vijnë në ndërprerje në të gjithë vendin.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek,duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 18/28 | Diell re shi |
Kukës | 14/23 | Diell re shi |
Lezhë | 19/27 | Diell re shi |
Dibër | 12/22 | Diell re shi |
Durrës | 17/27 | Diell re shi |
Tiranë | 19/28 | Diell re shi |
Elbasan | 15/28 | Diell re shi |
Berat | 16/29 | Diell re shi |
Vlorë | 17/28 | Diell re shi |
Korçë | 12/22 | Diell re shi |
Gjirokastër | 14/29 | Diell re shi |
Sarandë | 18/29 | Diell re shi |