Alarmi nga FMN: Bota në prag të recesionit global

1 Minuta Lexim

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se lufta në Ukrainë, inflacioni dhe izolimet nga Covid në Kinë po ngadalësojnë rritjen globale.

Italia është i vetmi mes vendeve të G7-ës për të cilin Prodhimi i Brendshëm Bruto i vitit 2022 është parashikuar lart.

Shefi i FMN-së Pierre-Olivier Gourinchas vëren se në Itali pasiguria politike është rritur dhe shpreson se do të bëhen reforma.

Bota mund të jetë në prag të një recesioni, vetëm dy vjet pas ngadalësimit të fundit.

Ky është alarmi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit rreziqet e recesionit janë veçanërisht të theksuara për vitin 2023

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull