Rusja e arrestuar ka eksploruar disa baza ushtarake shqiptare, ekspertët e quajnë “aset” të Putinit, ja prapaskenat

5 Minuta Lexim

Janë zbardhur të tjera detaje të reja në lidhje me dy rusët dhe një ukrainas, të cilët pak ditë më parë u kapën në Uzinën e Armëve në Gramsh dhe dyshohen për spiunazh. Kanë dal disa foto të ruses, Svetlana Timofeeva e arrestuar nga autoritetet shqiptare pasi akuzohet për aktivitet spiunazhi zbulojnë se ka hyrë  në bazat ushtarake shqiptare. Svetlana Timofeeva ka publikuar gjithashtu për ndjekësit e saj në rrjete sociale këto zona duke përshkruar detajet e sigurisë së tyre. 33-vjeçarja duket se është e apasionuar pas gjërave të vjetra, këtë e tregojnë fotot e shumta që rusja ka shkrepur në këto zona.

Hetimet për përfshirjen e së resë si agjente vijojnë nga autoritetet shqiptare, por megjithatë në rrjete sociale Svetlana Timofeeva është një blogere e cila numëron mjaft ndjekës dhe herë pas herë ndan me ta disa nga ‘aventurat’ e saj. Të tilla janë edhe fotot që Svetlana Timofeeva ka publikuar nga baza ajrore e Gjadrit në 2020 ku ruhen reliket e aviacionit luftarak shqiptar.

Edhe në Porto Palermo, 33-vjeçarja bën një përshkrim të detajuar të bazës. I njëjti pasqyrim shfaqet edhe në profilin e Instagramit të ukrainasit 25-vjeçar Fiodor Mihailoviç,  i cili ka publikuar me dhjetëra foto, që datojnë 55 javë më parë. Por ajo që vihet re në profilin e tij, është se udhëtimet e të akuzuarve për spiunazh, nuk janë bërë vetëm në Shqipëri, por edhe në baza ushtarake të braktisura në vendet e tjera si në këtë album me foto nga Çekia, Rusia, Gjeorgjia etj, ku pamjet e relikeve ushtarake në këto vende zënë një pjesë të madhe të platformave sociale të të rinjve. Timofeeva u vu në pranga së bashku me një tjetër rus dhe ukrainas, menjëherë pas sulmit ndaj dy ushtarëve në ish-Uzinën e Armëve në Gramsh, pasi donin të futeshin brenda ndërsa nuk lejohet.

Shtetasit e huaj kanë hyrë në Shqipëri nga tre drejtime të ndryshme. Konkretisht 33-vjeçarja Svetlana Timofeeva kishte ardhur me avion nga Rinasi, ndërsa Mikhail Zorin, 23 vjeç erdhi nga Kroacia dhe 25-vjeçari ukrainas Fiodor Mihailoviç erdhi nga Mali i Zi. Ata ishin me një automjet tip ‘Chevrolet Camaro’ brenda të cilit thuhet se janë gjetur  dy fishek model 5.56 mm.

Karamuço ngre alarmin

Nga ana tjetër, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka reaguar me anë të një postimi në ‘Facebook’ lidhur me sigurinë kombëtare në vend. Pavarësisht tymnajës nëse janë ose jo agjentë rusë, profesor Karamuço ka zbuluar disa detaje mjaft interesante, të cilat lidhen me një prej personave të kapur në Uzinën e Gramshit, bëhet fjalë për 32-vjeçaren Svetlana Timofoeva (Lana). Në shkrimin e tij Karamuço thekson se deri tani janë shkëmbyer me dhjetëra e-maile si dhe po planifikohen disa takime diplomatike të cilat kanë si qëllim lirimin e asetit të Vladimir Putin.

Sipas Karamuços, pala ruse po bën të pamundurën të lirojë Lanën, edhe pse negociatat me një vend anëtar të NATO-s janë thuajse të pamundura. Por me një shtet të NATOS do e kenë pothuajse të pamundur. Gjithsesi, Gledisi vajti dje urgjentisht në Elbasan dhe rriti masat e sigurisë në qytet, se ekziston edhe rreziku i ndonjë operacioni nga njësia 29155 e GRU për ti liruar me pahir ose për ti eleminuar.

Disa prej tyre vërtiten lirisht në Mal të Zi dhe nuk e kanë të vështirë të penetrojnë në territorin tonë. Kanë tentuar ta bëjnë në 2 raste në Poloni dhe një rast në Lituani. Historia e Qerretit është një ngjarje nga e cila duhet të nxjerrim të gjithë mësime. Çdo opsion është i mundshëm. Nisur nga këto analiza, për arsye sigurie “Pakot” po mendohet të sillen në Tiranë, ku i presin për hetime të mëtejshme” ustallarët”.

Megjithatë, një problem i madh që duhet zgjidhur në këtë vend janë mendjet e skeptikëve dhe gjumashëve të palexuar. Nëse thellohesh në qindra libra dhe informacione publike  ndriçohesh më shumë të kuptosh kërcënimet reale të sigurisë kombëtare. Thashethemet e kafeneve dhe sinmdroma kombëtare ” ti sdi gjë kur as unë nuk e di” po na dëmtojnë shumë”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull