Reciprociteti, analisti ngre alarmin: Më 1 shtator serbët mund të përdorin armët

2 Minuta Lexim

Analisti politik nga Prishtina, Shkëlzen Maliqi ka thënë se me 1 shtator, kur Qeveria e Kosovës nis zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë për çështjen e targave dhe dokumentacionit, një rezistencë e armatosur nga serbët është e mundshme.

Duke folur për gazetën serbe “Danas”, analisti ka thënë se Kosova ka mbështetjen e perëndimit për çështjen reciprocitetit. “Për 1 shtatorin Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar nisjen e implementimit të reciprocitetit në kalimet kufitare, gjë e cila do të nxis edhe një herë rezistencë të armatosur nga serbët.

Masat e reciprocitetit të Kosovës qartazi kanë mbështetjen e Perëndimit, kështu që Vuçiqccit nuk i është lënë hapësirë për të kërkuar një zgjidhje tjetër”, ka thënë ai për beogradasen.

Sipas Maliqit, Beogradit po i kërkohet që ta njoh realitetin. “Duket se Beogradit po i bëhet presion që ta njoh realitetin, nëse jo drejtpërdrejt pavarësinë e Kosovës, sepse është shumë herët, atëherë ta njoh realitetin mbi reciprocitetin”, ka thënë ai.

Maliqi ka thënë se Vuçicc nuk mund ta luajë më me levën e dualitetit, duke qëndruar mes Perëndimit dhe Moskës. “Perëndimi po i kërkon që ta marr një vendima: a dëshiron të futet në BE apo të mbajë lidhje të ngushta ekonomike, politiken dhe ushtarake me Rusinë”, ka thënë tutje ai.

Sipas Maliqit, kjo lojë nuk do t’i funksionojë Serbisë, duke shtuar se Kosova është testi i parë i saj.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull