Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, iu është përgjigjur akuzave të deputetëve të Partisë Demokratike pas shfaqjes së një flamuri kuqezi me yllin komunist në festivalin “Sunny Hill” në Tiranë.
Veliaj sqaron se kënga është një satirë ndaj regjimit e realizuar 8 vite më parë nga Alban Nimani, i cili është dhe dhëndër në Tiranë në një nga familjet më të përndjekura.
Veliaj ka ironizuar dhe zhvillimet në PD duke theksuar se uron që përfaqësuesit e opozitës të luftojnë me të njëjtin zell edhe Sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimsin aleat.
“Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kenga eshte nje satire ndaj regjimit! @albannimani – dhender ne Tirane ne nje nga familjet me te perndjekura – e ka prodhuar para 8 viteve!
Uroj te luftoni me te njejtin zell sekretarin e PPSH ne krye te PD dhe sigurimsin aleat!”, shkruan Veliaj.