Kryeministri Edi Rama deklaroi në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni se Shqipëria reagon ashpër ndaj Moskës sepse nuk ka nevojë për gazin rus.
Rama u pyet lidhur me qëndrimin që do ta mbaj përballë ofensivës ruse, duke marrë në konsideratë edhe faktin se Shqipëria sapo ka arrestuar “dy shtetas rusë dhe një ukrainase që tentuan të hynin në një fabrikë ushtarake”.
Sipas kryeministrit vendi ndodhet në kushte të tjera krahasuar me ato të vendeve të BE që janë të varur nga Rusia për energjinë.
“Shqipëria është shumë unike. Ne nuk kemi nevojë për gazin rus. Prandaj reagojmë fort ndaj Rusisë. Historia jonë ka qenë e tillë që ne nuk kemi asnjë lloj ndjesie kundrejt Rusisë. Në perandoritë sovjetike, monumenti i Stalinit u hoq me hijeshi në vitet 70, ndërsa ne e mbajtën edhe pas rënies së murit të Berlinit.
Prodhimi ynë i energjisë është në bazë ujore. Kemi marrë një vendim kurajoz për të mos prekur çmimet për familjarët dhe bizneset e vogla. Ne po e mbulojmë plotësisht këtë diferencë që është e rëndëishsme për buxhetin shqiptar. Ne ia kemi dalë”, tha Rama.
Duke folur për luftën në Ukrainë, kryeministri nuk hezitoi t’i përmendë BE çështjen e vaksinave kundër Covid, që sipas Ramës vendet jo anëtare u lanë në harresë.
“Unë e shoh Ballkanin të ndershëm dhe krah Ukrainës deri në fund. Shpresoj që BE nuk do të bëjë gabimin gjatë pandemisë që ne na harruan krejt për vaksinat. Ne jemi në zemër të BE”, pohoi Rama.