“ATDHEU”, NË TË ARDHMEN, MUND TË NGELET NJË ATAVIZMË!

5 Minuta Lexim
Ymer Nurka
Per nje status, ne te cilin shprehja mendimin tim, per Dardanine, te cilen antishqipetaret, ne bashkepunin me politiken reaksionare te fqinjeve, perpiqen ta ndajne nga identiteti i saj kombetar, duke aluduar per nje identitet ndryshe, pra per nje projekt ogurzi, si “Kombi Kosovar” Padyshim qe kjo eshte e qellimshme. Nje numer shume i madh personash do jene ankuar per kete tek “policia” e Fb-ut, e cila ua plotesoi deshiren, duke fshire statusin tim dhe duke më pezulluar profilin per 24 ore! Te kontribuosh, me veprimtarine tende per edukimin e shoqerise, duke bere art dhe letersi gratis, sot nuk te vlereson kush, perveç atyre qytetareve te kulturuar, te cilet te stimulojne moralisht, duke te thene, “ti vlen!”. Per ate aktivitet me vepra te mira qe ben, ky fare rrjeti social, i cili ka eklipsuar cdo forme tjeter tradicionale komunikimi, s’ben vaki dhe nuk ka parashikuar asnje opsion te shprehet, as edhe me nje shenje simbolike falenderimi. Por ja ashtu heshturazi te pergjon dhe te censuron brutalisht. E perse? Ja per nje status, i cili nuk i vjen “voli” dikujt! Pastaj merr vendimin me nje forme gati brutale, duke te fyer dhe duke te urdheruar “stop!” Te shprehesh te verteten ne kete kohe, duhet guxim. Ne dukje ngjan se mendimi eshte i lire dhe mundet te flasesh si te duash, por jo nuk eshte keshtu! Jam perpjekur te komunikoj me nje fjalor te zgjedhur me kujdes, i cili te sherbeje tek miqte edhe si nje shembull estetik. Por sot kuptova qarte, se rrjetet sociale jane avangarda e globalizmit, nje filozofi tejet anarshiste dhe rrafshuese e vlerave kombetare te popujve. Kjo eshte era e njësimit dhe shkaterrimit te larmise se identiteteve te popujve. Natyrisht njerezimin, si nje superturmë kozmike, keshtu eshte me lehte ta kontrollosh. Pikerisht per sa me siper, ne rrjetet sociale; ne keto dritare gjigande te komunikimit, nuk eshte e pelqyeshme te shprehesh per vlerat patriotike, te flasesh hapur per ate çka ty te shqeteson e sidomos mbi atë çka luhet ne prapaskenat politike, per Atdheut tend e si rrjedhim per identitetin tend, per te ardhmen e femijeve te tu. Duhet kuptuar qarte se te kesh thjesht kombesine zyrtarisht, si Shqiptar do te jete nje formalitet, por nga sot dhe ne vitet qe vijne, te ndjehesh me plot kuptimin e fjales Shqiptar nuk do te jete e lehte. Te jesh atdhedashes ne Shqiperi, injorantet dhe uzurpatoret e terrenit te lirise dhe demokracise institucionale, te shikojne si demode, madje te etiketojne si komunist e me lloj-lloj epitetesh. Ajo qe me shqeteson se tepermi eshte injoranca dhe papergjegjshmeria, qe mbizoteron ku papritur persona me nje pafundesi profilesh te sulmojne dhe mbi te gjitha kupton se nje fryme denigruese dhe perçarese sundon midis Shqipetareve.
Per 30 vjet eshte bere nje shkaterrim i tere struktures mbi te cilat qendron vete Kombi. E kam thene dhe do ta them pa hezitim kete, me te drejten qytetare dhe intelektuale. Nuk erdha ne kete jete te me imponojne te shfaqem ndryshe dhe me njeqind fytyra dhe emra, pasi nuk kam perse ta bej kete. Nuk kam perse te braktis identitetin tim kulturor, historik dhe gjenetik. Ndjehem mire keshtu, i plotesuar me kete performance kombetare natyrale dhe nuk ja imponoj kujt te ndjehet keshtu, por njekohesisht ua sygjeroj te gjithe Shqipetareve, sidomos brezit te Ri. Jeta merr kuptim duke u identifikuar dhe jo duke qene nje peshk pa emer ne oqeanin e globalizmit. Kujdesuni per kete veti natyrale, te cilen ne vazhdim do te perpiqen t’ua shembin dhe t’ua fshijne sy nder sy. Pa identitetin tend kombetar ke mohuar dhe fshire genin tend nga harta gjenetike. Duajeni gjuhen, si nje cilesi e bukur e shfaqur ne mijra vite, si nje fenomen universal qe jo veten na diferencoi, si qenie te vetedijshme, por edhe na specifikoi, si komb. Ne tashme jemi nje rrace e shperndare neper Evrope, por kurre s’shqetesohemi dhe t’i bejme pyetjen vetes; Perse valle Atdheu yne nuk eshte si Perendimi?! Perse?!
Me shqeteson kjo politike, kjo frymë, kjo neglizhence dhe indiference, qe Atdheun sot nuk ia studjojne te gjitha dimensionet; historine, gjuhen, gjeografine, folklorin, si rrjedhim po na shkaterrojne identitetin tone kombetar. Kam frike se mos Atdheu yne, vjen nje dite e katandiset ne Atavizmë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull