Moti për ditën e sotme, 1 shtator 2022

1 Minuta Lexim

Orët e para të ditës në vend mbeten me kthjellime dhe kalime vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në orët vijuese.

Parashikohet që vranësirat herë pas here të pasojnë zhvillime pas mesdite, duke gjeneruar reshje shiu në zonat malorë dhe pjesërisht në zonën e ulët. Ndërsa bregdeti do të jetë, në pjesë më të madhe, nën dominimin e motit të qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur nga 15 gradë celsius deri në 34 gradë celsius.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull