Met Rrumbullaku bën dorëzimet tek AMP, Ardi Veliu rivesh uniformën pas një viti

2 Minuta Lexim

Javën e ardhshme pritet të finalizohen lëvizjet në kupolën e policisë së shtetit pas shkarkimit nga detyra të Gledis Nanos. Në vend të tij pritet të emërohet Met Rrumbullaku i cili merr drejtimin e policisë dhe largohet nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, ku pritet të emërohet Ardi Veliu.

Muhamet Rrumbullaku pritet që të veshë uniformën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Burime të konfirmuara i thanë Ora News se ai ka bërë të gjitha dorëzimet e punës në zyrën e kreut të Agjesinse së Mbikqyrjës Policore, funksion të cilin e ka ushtruar deri tani.

Pas propozimit të Ministrit të Brendshëm, emërimi i tij zyrtar pritet të bëhet ditën e mërkurë e javës së ardhshme (7 gusht) në mbledhjen e qeverisë, e ndërsa të enjten është planifikuar prezantimi para vartësve të tij në drejtorinë qendrore të policisë

Në vend të Rrumbullakut në drejtimin e Agjencisë së Mbikqqyrjes Policore pritet të emërohet Ardi Veliu. Emri i tij thonë burimet jo zyrtare është firmosur për të qenë titullar i strukturës së kontrollit të bredshëm i cili do të hetojë punonjësit e policisë.

Rikthimi i Veliut në policinë e shtetit vjen pas 1 viti shkëputje ku pas largimit nga detyra e Drejtorit te Përgjithshmë ai mbajti postin e zv ministrit të Infrastrukturës.

Nga ana tjeter Muhamet Rrumbullaku ishtë emri më i përfoluar në listën për Drejtor të Përgjithshëm. Më herët ai ka mbajtur detyra në drejtimin e departamenteve në Policinë e Shtetit ndërkohë që ka qenë edhe drejtor i policisë së Tiranës për disa vite.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull