Nga Meta në Metaj/ Partia e Lirisë i ndryshon emrin kryetarit të saj

4 Minuta Lexim

Partia e Lirisë e ka prezantuar kryetarin e saj si Ilir Metaj, me mbiemrin e parë të ish-Presidentit. Në njoftimin e publikuar nga zyra e shtypit ku njoftohet një dalje e kreut të PL-së për mediat, shihet se gjeneralitet e ish-Kreut të Shtetit janë ndryshe nga ç’është njohur gjatë gjithë karrierës së tij politike.

Përshëndetje! Në orën 13.15 kryetari i Partisë së Lirisë, zoti Ilir Metaj do të ketë një bashkëbisedim me gazetarët. Sinjali nga fibra dhe Facebook-u. Ftojmë të gjithë gazetarët”,thuhet në njoftim.

Mos kemi të bëjmë me një lapsus? Apo Meta i është rikthyer mbiemrit të vjetër? SHEMBUJT nga mesazhet e mëparshme, aty ku prezantohej me mbiemrin Meta.

Ilir Meta është politikani i lartë i shtetit që ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit.

Në dokumentin e Autoritetit të Dosjeve thuhet se ish-presidenti Meta rezulton bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit dhe nëse verifikimi i Metës do të bëhej sot certifikata e pastërtisë së tij do të ishte ndryshe.

Autoriteti i Dosjeve i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të verifikohen politikanët që dolën në të pastër në Komisionet në vitet ’90. Autoriteti i Dosjeve, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten më, kërkojnë miratimin e propozimit për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë.

Autoriteti i Dosjeve i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë që të verifikohen politikanët që dolën në të pastër në Komisionet në vitet ’90, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten më.

Në shkresën dërguar parlamentit, Autoriteti shpjegon se rasti i fundit i zotit Meta, por dhe të tjera të ngjashme, për figura po ashtu të rëndësishme, e shtynë atë, që për të disatën herë, t’i kërkojë ligjvënësve disa ndryshime ligjore, për të hequr pengesën që kush ka certifikatë pastërtie nga komisionet e mëparshme, të mund të verifikohet sërish, si dhe përfshirjen e parashikimit ligjor që për të zgjedhurit të bëhet i detyrueshëm verifikimi për lidhjet me ish

Sigurimin që në momentin që ata kandidojnë, dhe atyre t’u ndalohet pjesëmarrja në garë nëse rezultojnë të kenë bashkëpunuar me strukturat e diktaturës.

Socialistët kanë bërë gati draftin për ta dorëzuar në Kuvend, për të eliminuar të gjitha pengesat ligjore që i mohonin Autoritetit të Dosjeve të drejtën për të verifikuar politikanët që më herët janë pajisur me certifikatën e pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani në vitet ’90.

Kush prej tyre faktohet nga Autoriteti i Dosjeve se rezulton në dokumentet e krijuara të ish-Sigurimit të Shtetit, do i ndalohet e drejta për të kandiduar për t’u zgjedhur me votë qytetare për deputetë a kryetar bashkie, apo edhe për tu emëruar në detyra shtetërore.

Kështu, përveç ligjit “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialistë të Shqipërisë” do duhet të ndërhyhet edhe në Kodin Zgjedhor.(Vox News)

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull