Rama ben mire te hesht per Hysenbelliun

3 Minuta Lexim
Dr Endri Shabani
Ka dy versione te asaj qe po ndodh ne bizneset e Hysenbelliut.
Versioni i pare eshte i kompanise, e cila shprehet se ka zbatuar ligjin dhe qeveria po abuzon me pushtetin.
Duke patur parasysh qe kemi te bejme me nje media, kuptohet qe kjo vjen si ndeshkim per daljen nga linja editoriale e vendosur nga komiteti qendror i partise.
Ne kete pike mesazhi eshte i qarte edhe per te tjeret: liria per te folur eshte e garantuar, por jo liria pas te folurit.
Si akt, fadromat jane “shkopi” per mediat dhe gazetaret e tjere, te cilet nuk duhet te harrojne forcen brutale qe ka meria e pushtetit. Prandaj duhet te bejne kujdes per te mos e merzitur “Zeusin”, se ndryshe ai leshon rrufe nga maja e Olimpit.
Versioni i dyte, eshte ai i qeverise, e cila pretendon se po mbron interesin publik perballe nje biznesmeni qe paska shkelur ligjin.
Nese kjo eshte e vertete, nje gje e tille e inkriminon edhe me teper Edi Ramen.
Ai nuk ka ardhur ne pushtet dje, por ne 2013.
Pra, Rama po na thote se per 9 vite qeveria e tij ka lejuar nje biznesmen te ndertoje pa leje, te zaptoje hapesira publike, te perdore godina shteterore pa paguar qirane, dhe te beje evazion fiskal dhe kontrabande.
Rama po na thote qe per 9 vite teksa taksistet arrestoheshin se nuk leshonin fature, Irfani nuk paguante taksa?
Per 9 vite qe muratoret dergjeshin burgjeve se riparonin catite e shtepive, Irfani ndertonte pa leje?
Per 9 vite ku prinder me femije nxirreshin prej shtepive e hidheshin ne rruge, Irfani perdorte pa pagese godina shteterore?
Pse tani?! Pse me Irfanin?!
Me kete justifikim Rama po pranon se per 9 vite ka shperdoruar detyren per te blere nje media.
Keshtuqe Rama po pranon se i perdor parate tona si “karrote” per te blere median, ndersa pushtetin publik si “shkop” per tu mbyllur gojen.
Ne fund ne humbasim dy here: Nje here prej shperdorimit te parave dhe pushtetit publik; dhe nje here prej mungeses se medias se pavarur, qe te na informoje pa patur interes apo frike nga pushteti.
Nese kjo eshte e vertete, nuk ka asnje gjase qe ky te jete nje rast i izoluar. Prandaj qeveria duhet te na thote sa dhe cilet pronare mediash po perfitojne nga pasuria publike? Po atyre perse nuk iu shkojne fadromat?
Pra, ka dy versione te kesaj historie dhe ne te dyja rastet Rama do bej mire te hesht…

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull