E lidhën pas një peme dhe e masakruan me thikë, si u vra biznesmeni shqiptar

1 Minuta Lexim

Biznesmeni shqiptar në Itali, Fatmir Ara u gjet i vrarë me armë zjarri disa ditë më parë në Torino.

Mediat italiane kanë publikuar të martën detaje nga ekzekutimi i 43-vjeçarit, në të cilin dyshohet të kenë marrë pjesë 3-4 persona.

Nga të dhënat  e para që dalin nga hetimet e karabinierëve dhe mjekësisë ligjore dyshohet se 43-vjeçari është torturuara duke u rrahur dhe therur me thikë, i lidhur pas një peme përpara se të ekzekutohej me armë zjarri.

Sipas hetuesve, viktima mund të jetë futur në grackë, pak minuta pasi kishte dalë nga shtëpia. Ai ishte nisur për në punë mëngjesin e së premtes, në orën 07:30 e më pas u zhduk, pa bërë qoftë edhe një telefonatë me bashkëshorten e re me të cilën kishte 2 fëmijë.

Armët e përdorura për të ekzekutuar Arën nuk janë gjetur dhe ekspertët po kryejnë disa ekzaminime e po mbledhin çdo të dhënë në makinën e braktisur pak metra nga vendi ku u gjet trupi i pajetë. Makina mësohet se është në pronësi të një tjetër shqiptari, i cili nuk besohet të ketë lidhje me ngjarjen.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull