Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi tashmë do të jetë me ekip të ri.
Pas një aventure të jashtëzakonshme tek Interi, ai u transferua më pas te PSG por nuk shkëlqeu asnjëherë.
Tashmë, trajneri i ri i klubit francez i tregoi derën argjentinasit duke i thënë se për të nuk ka më vend në ekip. I tensionuar për të gjetur një ekip, Mauro Icardi tashmë e ka zgjedhur atë dhe sot pritet të mbërrijë në Stamboll.
Gazetari i njohur Italian, Fabrizio Romano shkruan se tashmë është e konfirmuar se Icardi do të jetë lojtari më i ri i Galatasaray. PSG dhe klubi turk kanë firmosur marrëveshjen për një huazim të sulmuesit. Ai do të zbarkojë sot në Turqi për të firmosur dhe për t’u prezantuar te ekipi i tij më i ri.