Kryeministri Rama dhe ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mbretëreshës Elizabeth.
Ministrja shprehet se Mbretëresha Elizabeth ishte gjithashtu një simbol respekti dhe admirimi për pjesën tjetër të botës.
“Dhimbje e madhe lajmi për ndarjen nga jeta mbretëreshës Elisabet II.
Gjatë mbretërimit të saj 70 vjeçar, ajo i dhuroi udhëzim, motivim, vizion dhe stabilitet Mbretërisë së Bashkuar dhe popullit të saj????????.
Mbretëresha Elizabeth ishte gjithashtu një simbol respekti dhe admirimi për pjesën tjetër të botës.
Ngushëllimet tona më të ndjera familjes mbretërore dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar ????????në këtë ditë të trishtë”, shkruan Xhaçka.
Gjithashtu në lidhje me ndarjen nga jeta të Mbretëreshës ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama.
Përmes një postimi në facebook, shefi i qeverisë ka postuar një foto bardh e zi të mbretëreshës me mbishkrimin “Goodbye Queen”.