Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, realizoi për Mallorca-n, por nuk i mjaftoi për të marrë rezultat pozitiv nga stadiumi “Santiago Bernabeu” në Madrid. Reali Madridi ka shënuar fitore me përmbysje, me rezultat 4:1 ndaj Mallorca-s.
Është fitorja e pestë rresht për Realin dhe kryesojnë renditjen me 15 pikë, dy më shumë se Barcelona.
Futbollisti Lee Kang-In në minutën e 35-të harkoi për bukuri dhe Vedat Muriqi shkëputet më së largu nga një pozitë e vështirë e nga afërsia me kokë tund portën e portieri Courtois.
Në minutën e 73-të, Vinicius Junior shënon për 2:1 dhe Rodrygo në atë të 89-të për 3:1. Rudiger realizon për 4:1 në minutën e 90+3.
Muriqi u zëvendësua në minutën e 78-të, ndërsa Mallorca renditet në vend të 13-t me 5 pikë.