Edhe pse në vitet e fundit portierët kanë nisur të përmirësohen ndjeshëm në lojën me këmbë, sërish ata nuk shquhen në këtë aspekt.
Këtë e fakton më së miri Joe Hart, ish-gardiani i Manchester Cityt dhe tashmë numri një i Celtic.
Teksa portieri britanik ishte duke zhvilluar nxehmjen e zakonshme para sfidës me Shakhtar Donetsk në Champions, godet topin por gabon krejtësisht shënjestër me sferën që përfundon në trupin e gazetares.
Kjo e fundit, reagoi në mënyrën më profesionale të mundshme dhe vijoi me raportimin e saj nga fusha, edhe pse pas shpinës së saj Joe Hart u mundua t’i kërkonte falje.