Gezim Basha
Irene Pappas njihet si nje nga aktoret e jashtzakonshme te shekullit te 20te. Papas eshte qartësisht nje aktore greke qe e arriti famen nderkombetare me filmin fenomenal te Kakojanisit, Zorba, the Greek. Ajo eshte produkt i kultures Helene, nje nga kulturat, jo vetem historikisht me te ndritshme te njerezimit, por edhe nje nga kulturat me vibrante te shekullit te 20te. Fakti qe mbiemri i saj i vajzerise sugjeron mundesine e prejardhrjes Arvanitase, nuk e ben Irene Pappas doemos Shqiptare.
Folklori kibernetik, i cili shpesh merr format e terrorizmit kulturor, i mbivesh aktores se madhe identitet shqiptar duke permendur “intervista” qe nuk egzistojne—fryt sajesash qe perhapen si flame vetem ne pop-kulturat e ceketa dhe plotesisht minore.
Etnia nuk eshte kombi, ngaqe kombi si projekt politik eshte ne thelb kontekst kulturor, rrethane sociale assimiluese qe kerkon perkushtim. Irene Pappas ishte e perkushtuar ndaj kultures greke dhe permes saj u kthye ne ikone.
Mjaft më me kulturen e vjedhjes së ikonave!