Ylli Rakipi: Edhe ne e kemi fajin si është sot Shqipëria, këtu pronarët e medias paguhen me para të pista

5 Minuta Lexim

Duke folur në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, gazetari Ylli Rakipi tha se pjesa dërrmuese e pronarëve të mediave në Shqipëri janë të ngjashëm me Irfan Hysnbelliun, sa i takon raporteve me qeverinë. Rakipi solli në vëmendje që shumë media kanë përfituar para duke bërë reklama të inceneratorëve.

“Ifrani është njëri nga pronarët. Pjesa dërrmuese e tyre jetojnë në mënyrën e Irfanit. Nuk bën ndryshim nga pjesa tjetër e medias që kemi ne, janë njëlloj. Ndoshta Irfani ka marrë pjesë në përmbysjen e qeverisë?! Kur prek kallon e tjetrit…Janë këto pastaj këto, mirënjohja, mosmirënjohja, janë elemente si te kanuni i Lek Dukagjinit.

Kjo është Shqipëria tani. Si Irfani janë edhe këta të tjerët. Në plan të parë media duket fare e lirë, por liri është të mundësh. Do të thotë të kesh mundësi. Këtu do të thotë që pronarët të dorëzohen te qeveria. Në këtë pikëpamje liria nuk ekziston. Kjo është arsye pse media vazhdon të rritet. Paratë e inceneratorëve, një pjesë e madhe u ndan te mediat. Çfarë reklame është inceneratorët? Para e madhe. Unë i kam thënë, por në atë kohë nuk ngrihej as LSI, sepse Teri Koka ishte këtej.

Një TV i rëndësishëm bëri një program shiko sa bukur inceneratori i Elbasanit. Kur del politikani duhet të jetë i vërtetë. Mos u bëj i turpshëm duke thënë, po cenohet liria. Edhe kush del, del njeriu disa muaj më parë thoshte që ky është njeriu i Taulant Ballës. Këtu Irfan janë të gjithë, pjesa dërrmuese, jo të gjithë”, tha ai.

Sa i takon raportimeve për financim rus në PD, Rakipi shprehet ato mund të jenë para të korrupsionit që kanë shkuar në SHBA përmes infrastrukturës ruse.

“Mundësia është që nuk janë para ruse, por nuk e dimë 100 për qind. Këto kanë shkuar me lobime në SHBA, me infrastrukturë ruse. Janë para të korrupsionit, që t’i i merr bën një foto me Trumpin. Të gjithë, jo vetëm Luli i shkretë. Nëse janë para të korrupsionit, janë të marra në mënyrë të pistë për një foto me Trump-in. Pastaj vjen në Rinas thua që ishte takim i paharruar. Trump ishte i shqetësuar për Shqipërinë! Të gjithë këta këtë kanë bërë. Luli u kap në lëmë”, u shpreh Rakipi.

Duke folur për politikën në Shqipëri, Rakipi tha se partitë politike janë familjare, personale, duke theksuar se vendi ynë s’e ka njohur demokracinë liberale të Perëndimit.

“Meta është nervoz, por edhe i kthjellët shpesh. Ka disa arsye. Ai është njeri i fortë, politikisht si njeri. Sistemi që është ndërtuar në 32 vjet s’ka lidhje me demokracinë liberale, me atë sistem vlerash që ndërtoi Perëndimi. Të gjitha sistemet kanë limite.

Dikur ikja me një arkitekt në një vend të huaj, edhe kishte çuar për analizë një gur të forte. Arkitekti pasi e pa tha ky gur rron shumë. Unë i thashë, guri është gjithmonë. Jo tha, s’është kështu. Ky është një sistem vlerash që nesër nuk do të jetë.

Ne nuk e provuam, e shikojmë, e kundrojmë, po kaq. Ky popull jemi, përfshi edhe ne të dy. Kjo është Shqipëria! Tre njerëz që janë aty deri në vdekje, këto janë parti familjare, personale, private.

Njëri përpiqet ta mbajë gjithmonë që mos vijë tjetri. Shpesh ndodh që kthjellohet Meta, pastaj befas i kujtojnë gjëra. E shantazhojnë dhe i krijojnë situate të tilla dhe e shohim në dy- tre gjendje. Nuk besoj që Meta ka një dosje të spiunit klasik. As firmë s’besoj të ketë hedhur. Mund të jetë ndonjë kështu, thashë për filanin këtë gjë. Nuk besoj se është dosje konkrete.

Në 22 milionë faqe është kërkuar një gjë në një faqe. Politika shqiptare kjo është, është marrë me grimca, gjëra të tilla. Janë lexuar, janë hapur, për të shantazhuar. Padyshim mund të jenë zhdukur. Nëse janë në dorë të një njeriu të vetëm do të thotë që mund të bëjë çfarë të dojë. Tani pas 32 vjetësh spiunët kanë vdekur, ata që rekrutuan spiunët kanë vdekur”, tha Rakipi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull