Gjatë verës modelja e njohur nga Kosova, Arta Nitaj ishte në qendër të lajmeve rozë. Shkak u bënë publikimi i disa fotove dhe mesazheve private të saj me një Youtube-r ku ky i fundit tregonte se i kishte kërkuar 5 mijë euro për të shkuar në shtrat me të.
Modelja është pjesë e spektaklit “Dance with me” në TV Klan pas këtij skandali. Arta është ftuar të jetë pjesë e një shou kërcimi nga TV Klan, por ndjekësit nuk e kanë harruar historinë e saj, pasi është ende e freskët dhe kanë shpërthyer në komente, se televizionet shqiptare promovojnë antivlerat.
Gjatë verës, modelja Arta Nitaj ishte në qendër të vëmendjes për shkak të një skandali të publikuar nga YouTuberi Teddy Grey. Ky i fundit ka publikuar disa mesazhe, ku mësohet se modelja shqiptare shet trupin e saj për 5 mijë euro.
Të gjitha këto mesazhe që zhvillohen mes Arta Nitajt dhe një personi shqiptar që thuhet se ka fjetur me të kundrejt pagesës, janë bërë publike në Instagramin e Teedy Grey.
YouTube-ri britanik ka postuar fillimisht një bisedë private që është zhvilluar sipas tij nga Instagrami i Arta Nitaj. Në këto mesazhe një person i shkrua Arta Nitajt se duhet të takohen ose ndryshe ai do të publikojë foton e saj nudo. Personi në fjalë pretendon se Arta Nitaj i ka marrë 5 mijë euro për një natë. Ndërkohë, modelja ia kthen po me kërcënim duke i thënë: “Provoje dhe e shikon çfarë të gjen”, ndërsa i kërkon ta fshijë foton.
Ndërkohë YouTuberi, shkruan edhe fjalë fyese ndaj modeles krahas fotove të publikuara: “Kjo vajzë e shet veten për 5000 euro. Njerëz nuk ka mundësi që p**** i saj të vlejë sa gjysma e një Audi!”