NATO gati të sjellë trupa shtesë në Kosovë, nëse ka trazira të reja

1 Minuta Lexim

NATO është gati të shtojë radhët në Kosovë nëse do të ketë tensione të reja kur të afrohet afati për kalimin e serbëve të Kosovës nga targat serbe në ato RKK, ka thënë zëvendës-komandanti i parë i trupave të KFOR-it, këtë të martë.

“Jemi vigjilent dhe gati për të vepruar, nëse kemi rritje tensionesh, por mund të marrim edhe forca të tjera, që mund t’i thërrasim me një njoftim të shpejt”, tha gjenerali Luca Piperni në një përgjigje për gazetarë në Selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Piperni ka deklaruar se situata është e qetë, por fragjile për momentin, dhe se NATO s’mund ta heqë fare opsionin për tensione të reja në Veri kur 31 tetori të afrojë – afati i fundit për kalimin në RKS.

“Nëse situate përshkallëzon, jemi gati për të intervenuar, jemi gati të futemi në mes të protestuesve dhe organizatave të sigurisë”, tha ai.

“Kemi forca të mjaftueshme për t’u përballur me situatën… Me kaq sa kemi mund të shuajmë çdo rritje të tensionit”, shtoi ai, duke iu referuar edhe trupave të NATO- jashtë Kosovës, por që mund të zbarkojnë shumë shpejt po qe nevoja.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull